Deputeti i PDK-së: Me kërkesë të qytetarëve ri-propozoj tërheqjen nga Trusti deri në 30%

Publikuar më:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka propozuar tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind.

Haxhiu tha se kjo për shkak të shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit.

Ai theksoi se këtë po e bën me kërkesë të qytetarëve.

Deputeti i PDK-së ka bërë edhe ndarjen se nga sa përqind të Trustit duhet të përfitojnë qytetarët.

“Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është mëse e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30%. Propozim-amandamenti im do të ndikojë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetje për qytetarët”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.