Del një dyshim i ri i frikshëm: Trupat e të pagjeturve u dogjën në shkritore e furra

Publikuar më:

Trupat e shqiptarëve po dyshohet se janë asgjësuar në shkritore e furra të Kosovës e shtetit serb.


Për këto dyshime ka folur kryeministri Hoti, i cili ka bërë të ditur se ka kërkuar informacione nga Serbia lidhur me dyshimet për shpërndarjen e trupave  të shqiptarëve në shkritore dhe furra në Kosovë dhe Serbi.

Këtë Hoti e ka bërë të ditur gjatë raportimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, derisa ka potencuar se marrëveshja përfundimtare, draftimi i së cilës ka  filluar është fokusuar në çështjen e personave të pagjetur.

Ai ka thënë se  për çështjen  e asgjësimit të trupave të shqiptarëve ka kërkuar që të zbardhen informacionet nga  arkivat e e ish-Ushtrisë Jugosllave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, strukturave të Mbrojtjes Territoriale,trupat paramilitare dhe vullnetare, të cilat vepruan në Kosovë.

Hoti ka thënë se zbardhja e fatit të  personave të pagjetur dhe sjellja e drejtësisë për familjet e tyre, për Qeverinë e Kosovës është obligim shtetëror dhe moral.

“Tema e parë, pra “Personat e pagjetur” për Qeverinë e Kosovës është obligim shtetëror dhe moral ndaj familjarëve të tyre.

Po ashtu, në lidhje me këtë temë, kemi kërkuar shpalosjen e informacionit të plotë nga: arkivat e ish-Ushtrisë Jugosllave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, strukturave të Mbrojtjes Territoriale, trupat paramilitare dhe vullnetare, të cilat vepruan në Kosovë si dhe shpalosja e informacionit të plotë në lidhje me dyshimin për shpërndarjen e trupave në shkritore dhe furra në Kosovë dhe Serbi”, u shpreh ndër të tjera Hoti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.