Dardan Molliqaj dërgohet 48 orë në mbajtje

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Jepi zë ka mësuar nga burime të sigurta se Molliqaj është ndaluar për 48 orë.

Ndryshe Molliqaj është arrestuar pas veprimin të tij në protestën e së shtunës ku e kishte goditur me shuplakë një zyrtar policor.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt. Policia në njoftimin tha se pos Molliqajt, është arrestuar edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Mexhuanin.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se policia e kërkoi në banesë dhe i la ftesë për t’u lajmëruar.

Sipas njoftimit, të dy personat janë përfshirë në sulm ndaj një zyrtari policor ditën e protestës që organizoi PSD-ja kundër rritjes së çmimit të rrymës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.