Dallavere me pronat publike të Komunës së Skënderajt sikur në Mitovicë: Këmbehen tokat në të mirë të biznesmenit

Zëri qytetar

E FUNDIT: Më në fund, po mbulohen gropat që ua “shkurtuan ymrin” mitrovicasve

Rruga e Kovaçëve ishte shndërruar në një rrugë tmerri për shoferët, pasi ishin krijuar shumë gropa të mëdha. Mirëpo, sot...

Mitrovicasi shkon për të ngrënë ushqim në kafiterinë e njohur, shokohet nga insekti që...

Një qytetar ka shkur të ushqehet në një nga lokalet ku përgatitet ushqim i shpejtë në rrugën "Mbretëresha Teutë". Ai...

Humb një qytetar, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Ardit Kadri Gashi nga Klina, që nga mëngjesi i ditës së djeshme ka dalur nga shtëpia, dhe nuk është...

ShFMU “Skënderbeu” në Vaganicë, probleme me ndërrimin e shpeshtë të mësueseve

“Jepi zë” ka raportuar sot shqetësimin e prindërve të nxënësve të shkollës “Fazli Grajqevci” në Shipol. Ata nuk po i...

Edhe ato pak parkingje në Mitrovicë, Komuna po ua jep kompanive private të taksive

Mitrovica është një nga qytetet që vuan nga mungesa e parkingjeve, pasi ka shumë pak. Edhe ato që shfrytëzohen si...

Komuna e Skenderajt e drejtuar nga Kryetari, Fadil Nura ka vendosur ta shkëmbejë pronën private me atë komunale.

Komuna këmbimin e ka bërë me kompaninë “Xani Invest”. Kompani e cila merret me ndërtim të objekteve banesore. Ky pazar me tokën e shtetit vjen pasi që Kryetari Nura së fundmi ka blerë banesë nga e njëjta kompani.

445 metra katror pronë e Komunës së Skenderajt do t’i jepen kompansië private “Xani Invest”. E kompania do t’ia jep komunës sasinë e njëtë. Pazari ‘krye-për-krye’ me pronën e shtetit që u realizua nga Komuna që drejtohet nga Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po bëhet me një kompani që ai lidhet direkt.

Kështu, Insajderi zbulon se kompani të cilës komuna e Skënderajt po ia mundëson këtë transaksion është  kompania që vet Fadil Nura ka blerë banesë tek ajo.

Ligji parasheh se prona mund të këmbehet vetëm kur përmbushet interesi publik, por nga Komuna nuk janë përgjigjur se ku është interesi publik.

Bëhet e ditur se me 26 maj Bahri Xani nga kjo kompani ka bërë kërkesë në komunë që parcelën private ta këmbej me pronën e Komunës.

“Kërkoj nga komuna Skenderaj përkatësisht nga zyra e kryetarit që brenda mundësive të tyre të bëjnë ndërrimin e ngastrave kadastrale dhe se nga ndërrimi i ngastrave si kompensim mua të me jepet një  pjesë e sipërfaqes e njëjte nga ngastra të cilën e posedoj”, thuhet në kërkesë.

Me 14 qershor, Zyra e Kryetarit ka njoftuar se e përkrahë këtë kërkesë duke propozuar votim në Kuvendin Komunal ku shumicën e ka kjo parti ku edhe aprovohet.

Edhe pse në ligj shkruhet qartazi se ndërrimi mund të bëhet vetëm kur plotësohet interesi publik, komuna vendosi që ta miratojë këtë kërkesë. Në kërkesë nuk është përmendur qartazi se çka përfiton komuna nga ndërrimi i tokës.

Ndërsa Gazeta ka kontaktuar edhe me “Xani Invest”, të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetjen se pse komuna duhet ta ndërrojë tokë me të dhe se cili është përfitimi. Por, ata konfirmuan se toka është ndërruar duke mohuar se kanë ndonjë lidhje tjetër me kryetarin Nura të cilit edhe ja kanë shitur një banesë.

“Blerja e banesës është bërë vitin e kaluar, si çdo klient që ka të drejtë të blejë banesë nga kompania jonë, asgjë më tepër. Shitja e banesës është bërë me çmim të tregut”, thanë nga kjo kompani.

Hysni Mehani, asambleist në Komunën e Skënderajt, ditën kur po shqyrëtohej ky pazar me tokën e shtetit, denoncoi publikisht dhe ngriti dyshime për këtë transaksion.

‘A ka mundësi me pas konflikt interesi, duke pasur këto dyshime kam shikuar pasurinë tuaj ku posedoni dy banesa, pagën e keni mbi 1 mijë euro dhe  nuk deklaroni asnjë hyrë tjetër. Si shpjegohet kjo Zotëri Nura?. Çfarë është me e rëndësishme ju po e këmbeni pronën me vëllain e pronarit që e keni blerë banesën”, tha ai në mbledhje.

Lidhja mes kompanisë e Kryetarit Fadil Nura

Udhëheqësi i kësaj komunë në këtë ju shtua një banesë në posedim, kjo konfirmohet edhe në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Kurropsionit.

Sipas të dhënave nga kjo agjenci kryetari ka blerë banesë me 120.00 metra katëror që kap shifrën 58 mijë euro. Në arsyetim thuhet se është blerë më kredi dhe nga shitja e veturës.

Edhe pse nga biznesi në fjalë mohuan se kanë ndonjë lidhje tjetër me Nurën, duke thënë se lidhja është si me çdo qytetar tjetër.

“Lidhja e pronarit të kompanisë me Kryetarin, është shumë lidhje formale si e çdo qytetari të Skenderajit”, thuhet në përgjigjen e “Xani Invest”.

Në publik tashmë ekziston një fotografi që tregon afërsinë e pronarit të kësaj kompanie me nënkryetarin e kësaj komunë, Sami Lushtakun.

Të fundit

E rrezikshme: Shembet “Dudi Kërrshi”, bllokohet rruga

Rruga magjistrale Mitrovicë -Zveçan është bllokuar për qarkullim. Kjo nga ndodhur nga shembja kërshit të Dudës, me ç’rast shumë gurë kanë rënë në rrugën e...

Lajme të tjera