Dalin pamjet si grabitet furgoni me para në pikë ditës në rrugët e Kosovës

Publikuar më:

Disa persona kanë shtënë me armë drejt një kombi të një kompanie që transportonte para, duke tentuar që të grabisin paratë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Parallovë, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi I një kompanie, I cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ende nuk dihet nëse të dyshuarit ia kanë arritur qëllimit.

Policia e Kosovës dhe njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

JU REKOMANDOJMË