CMB vazhdon aktivitetet për ngirtjen e vetëdijes kundër trafikimit me qenie njerëzore

Publikuar më:

Community Building Mitrovica përmes projektit “Tregimi Yt Është Tregimi Im” vazhdoi aktivitetet në ngritjen e vetëdijes qytetare kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Tryezë e rrumbullakët u mbajt me palët kyçe të cilat punojnë në parandalimin, luftimin dhe mbrojtjen e viktimave.

Në këtë tryezë pjesëmarrësit ishin të profileve të ndryshme si: Policia e Kosovës, Mbrojtesi i viktimave nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, shoqëritë civile, shkollat publike, psikologë e gazetarë.

“Diskutimi shfaqi se me gjithë faktin se secili/a institucion/shoqëri ishin të dedikuar në zbehjen dhe eleminimin e ketij fenomeni, bashkëpunimi ende më i thellë do kishte rezultate edhe më pozitive në aspektin e reagimit më efikas dhe më të shpejt në fazat e herëshme të kësaj dukurie. Përveq institucioneve dhe mekanizmave për luftimin dhe parandalim e trafikimit me qenie njerëzore edhe ne si qytetar duhet ta bëjm punën tonë duke raportuar”, thuhet në njoftim.

 

JU REKOMANDOJMË