Çerkini nga Mitrovica: Jemi shumë të zhgënjyer me institucionet vendore e veçmas ndërkombëtare

Publikuar më:

Sot shënohet dita ndërkombëtare për personat e zhdukur gjatë luftës.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mijëra civilë shqiptarë u vranë e u masakruan nga forcat serbe, prej tyre mbi 1600 mbeten të zhdukur.

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini ka thënë se janë të zhgënjyer dhe të pakënaqur me punën e institucioneve vendore e ndërkombëtare për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur.

“Miliona njerëz sot lëshojnë lot dhe presin çka është duke ndodhur, ku edhe sot e kësaj dite ka të pagjetur. Kur them fëmijë, 133 nëna sot qesin më shumë lot se sot një vit. Sa kemi bërë për zbardhjen e fateve të pagjetur ne si familjarë jemi shumë të zhgënjyer. Jemi jo të kënaqur me institucionet vendore e ndërkombëtare, se fajin e ka Brukseli ku ndërkombëtarët nuk japin urdhër që ata që dinë të na tregojnë ku janë më të dashurit tanë. Nuk e dimë si munden që të mos gjejnë gjuhë të përbashkët 25 vite për të pagjeturit”, ka thënë ai.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur janë bërë homazhe në oborrin e Kuvendit të Kosovës, te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.Krahas liderëve institucional, homazhe kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, udhëheqës e përfaqësues të shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur me dhunë.Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.