Botohet edhe një libër për Hashim Thaçin, tash nga Baton Haxhiu e Blendi Fevziu

Publikuar më:

Dy gazetarët e njohur shqiptarë, Blendi Fevziu dhe Baton Hashiu janë bashkautorë të një libri për Hashim Thaçit, të cilin e ka botuar shtëpia botuese UETPPRES me seli në Tiranë.


Kjo shtëpi botuese, në njoftimin për botimin e këtij libri, thotë se ‘Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi’, është një biografi e Presidentit të burgosur të Kosovës.

“Libri me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, është një lloj ‘dosja e lavdisë’ së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një ‘dosje akuzash’ me të cilat Presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale. Biografia e Thaçit shënon numrin 32, në serinë e kolanës 15 vjeçare me biografi nga më të ndryshmet që UETPRESS boton shpesh. Nga kjo fundjavë libri është nëpër libraritë kryesore dhe mund të porositet në shpërdarjen e botuesit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e UETPRESS.

Duhet theksuar, se të dy autorët, përveç njohjes së gjatë me Hashim Thaçin, që nga periudha e luftës e deri sot, kanë edhe një miqësi me të, miqësi të cilën nuk e kanë mohuar asnjëherë, pavarësisht të qenit në terrene politikë-media, që shpesh pamundësojnë një raport të tillë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.