Bora bllokon 10 familje në Bajgorë, të ngujuar kanë mbetur pleq dhe fëmijë

Publikuar më:

Disa rrugë lokale në fshatin Bajgorë janë bërë të pakalueshme pas reshjeve të borës.

Qytetarët kanë adresuar shqetësimin e tyre në “Jepi zë”, ku thanë se rruga është e pakalueshme.

Nga pamjet shihet se gjendja e rrugëve është jo e mirë dhe veturat nuk po mund të qarkullojnë për shkak të borës.

Një qytetar nga lagjeja Ibishi në Bajgorë të Mitrovicës i ka thënë Jepi zë, se janë 10 familje që kanë mbetur të bllokuara, ndër ta ka pleq dhe fëmijë.

Ndryshe, shumë rrugë në rajonin e Shalës së Bajgorës, ditë më parë ishin bllokuar për qarkullim pas reshjeve të shumta të borës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.