“Boll ka jetu me ne”, nusja e nxjerrë vjehrrën 70-vjeçare në oborr, i thotë të shkojë te djali tjetër

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E shumë të shpeshta janë edhe konfliktet mes vjehrrave dhe nuseve.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur të dielën në fshatin Rimanishtë të Vitisë, ku një grua e moshuar e ka raportuar në Polici renë e saj, pasi e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Viktima, 70-vjeçare ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa ka rrëfyer se si nusja e djalit e ka kapur me zor dhe e ka nxjerrë në oborr, duke mos e lënë që të jetojë bashkë me ta në shtëpi. Sinjali mëson se e dyshuara ia ka larguar edhe rrobat dhe i ka kërkuar që të shkojë për të jetuar me djalin tjetër të saj.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin, duke u arsyetuar se vjehrra e saj ka jetuar “mjaftueshëm”me të.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën ‘Dhunë në familje’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.