Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit

Publikuar më:

Sot na pret mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu.

Pasdite lokalisht priten rrebeshe shiu, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Temperaturat do të shënojnë ulje në tërë rajonin për shkak të “karakterit” të ftohtë të erërave juglindore dhe jugore.

Të premtën në Kosovë pritet të jetë pak më ngrohtë dhe me intervale kohore me diell. Megjithatë, gjatë ditës ose pasdite parashihen zhvillime të fuqishme të disa sistemeve me vranësira konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Për fundjavë na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu. E shtuna më e ngrohtë dhe intervale kohore me diell, ndërsa e diela me më shumë vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.