Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

Publikuar më:

Çmimi i naftës në tregjet botërore ka pësuar një rënie të ndjeshme sot gjatë ditës. Por kjo ende nuk është vërejtur në pompat e derivateve në tregun kosovarë, ku çmimi për një litër naftë është 1.70 euro.

Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) është gati të sjellë më shumë naftë në tregun global me qëllim të plotësojë hendekun e mungesës.

Këtë e bëri të ditur drejtori i agjencisë, Fatih Birol, duke shtuar se IEA do të paraqesë gjithashtu një plan veprimi për të ulur ritmin e rritjes së çmimit të naftës.

Birol gjatë konferencë energjetike në Paris tha se javën e kaluar agjencia vendosi të lëshojë stoqet e naftës.

“Kjo ishte përgjigja e parë, por nëse do të ketë nevojë mund të sjellim më shumë naftë në tregje”, shtoi ai.

“Javën e ardhshme, siç bëmë për gazin, ne po paraqesim një plan veprimi me dhjetë pika se si të reduktojmë shpejt koston e naftës “veçanërisht në sektorin e transportit”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.