Biblioteka e Qytetit zhvendoset në “OmniSport”, reagon shoqëria civile

Publikuar më:

Biblioteka e Qytetit “Latif Berisha”, nuk po gjen rehati. Pasi vite më parë u bart nga objekti i vjetër i saj në një objekt përballë, lëvizje ka pasur edhe sot.


Të gjithë ekzemplarët e librave të kësaj biblioteke janë bartur në ambientet e Qendrës Multifunksionale “Omni Sport”, shkruan “Jepi zë”.

Kjo gjë ka sjell reagimin e shoqërisë civile, të cilët thonë se kjo është papërgjegjësi. Sipas aktivistes Nerimane Ferizi, ajo qendër nuk plotëson kushtet për lexim.

„Bibloteka u zhvendos ne OMNI sport, askush asnje fjale. Keshtu heshturazi ankohemi duke mos pase guximin me bertite. Biblotek levizeze, qe nuk gjeti strehen e duhur askund. Ju uroj lexim te mire nen zhurma tifozesh!”, ka thënë ajo.

E për ta thyer heshtjen, ka reaguar edhe aktivistja e re mitrovicase, Armela Hajra, e cila e quajti veprim të papërgjegjshëm.

„Sot, pas 4 viteve, Biblioteka qenka zhvendos prapë, tash në një qendër multi-funksionale sportive. Kjo përveç që tregon papërgjegjësinë tuaj, tregon që keni deficit sa i përket nivelit të logjikës me të cilin operoni, sepse si është e mundur që një student të mësoj në Bibliotekë nën zhurmën e tifozëve ose sportistëve? Por kështu ndodh kur nuk ka qytetari aktive dhe qytetarët nuk kërkojnë llogari për vendimet që i afektojnë ata“, ka shkruar Hajra.

Sidoqoftë, kjo ide kishte ardhur nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili kishte thënë se „OmniSport“ plotëson kushtet dhe ka salla moderne.

“Duke u ndërlidhur me institucionet kulturore, gjatë kësaj mbledhje kryetari Bahtiri ka kërkuar nga DKRS-ja që të filloj edhe me procedurat për zhvendosjen e bibliotekës së qytetit në hapësirat e objektit të Qendrës Multifunksionale “Omni Sport”, pasi që janë hapësirat më moderne, me salla të leximit, dhe i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për qytetarët”, thuhej në komunikatën e Komunës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.