Berisha “intervistë” me Kurtin: Bëhna vet kryetare e Mitrovicës, e nuk e lejoj një mashkull të keq si Armend Muja

Publikuar më:

Analistja nga Mitrovica, Kimete Berisha, ka publikuar një intervistë të imagjinuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ndër të tjera, Berisha flet me Kurtin për kandidaturën e mundshme për kryetar të Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.

Berisha i thotë Kurtit se Armend Muja nuk mund të bëhet kryetar i Mitrovicës.

Ajo madje deklarohet se kandidon vet e nuk e lejon Armend Mujën, të cilin e quan “mashkull të keq”.

“A e din ti se Armend Muja nuk mund të bëhet Kryetar i Mitrovicës.
Nëse vjen puna deri aty, do të bëhem vet Kryetare e Mitrovicës e s’do të ‘lejoj’ që një mashkull i keq që i thotë koleges grua ‘ulu aty mos fol’ të bëhet Kryetar.
A është e mundur që Armendin nuk ke arritur ta ‘identifikosh’, gjithë ajo kotësi e tij s’ta ka vrarë’ syrin’!”, ka shkruar ajo.

Lexoni të plotë “intervistën” e Kimete Berishës me Albin Kurtin:

Vargjet satanike: Intervistë me shokun tim, Albinin!

– A është e vërtetë se këshilltarët e t’u i ‘sheh’ veç ti?

Albini: Mjafton t’i shikosh me vëmendje dhe i sheh edhe ti.

– Sot mendoj se ti je për Kosovën siç është për teatrin ‘Deus Ex Machina’, një ‘Zot’ i shpikur, që në mënyrë artificiale e ‘nxjerr popullin’ nga situata, pra Ti je një ‘Zot’ që ka dalur nga makina!

Albini: Ti ke menduar se unë jam ‘dhurata’ më e madhe për Kosovën pas pavarësisë!

– Unë i ndryshoj mendimet për njerëzit, kur njerëzit ndryshojnë.
Merre me mend të isha aq dogmate sa ta ruaja mendimin e njejtë për dikë që ka ndryshuar.
Ai ndryshon, por ti insiston të bëhesh budallaqe dhe nuk e ndryshon mendimin për të.
Ku ke parë kështu?
Atë që e kam thënë dje ka qenë e vërtetë për dje, sot është një tjetër e vërtetë.

Albini: Çdo gjë ndryshon në jetë!

– A jam unë e zonja t’i bëjë nervoz aktivistët e t’u!
Për shembull t’u tregoj atyre se ministrat e t’u po i shpërblejnë zyrtarët e PDK-së nëpër borde, të njejtit që kanë keqpërdorur dhe përfituar nga pushteti prej pas luftës!

Albini: Aktivistët e dinë se Ne do t’i eliminojmë të gjitha padrejtësitë e vjetra!

– Duke i mbuluar me padrejtësi të rena…
Si muri i kuq kur lyhet me bojë të bardhë, për ta skuqur nga fillmi, apo çka?

Albini: Ne do ta çrrënjosim korrupcionin!

– Për ta mbjellur një rasad të ri të korrupcionit…

Albini: Jo…

– A mund t’i futësh duart në zjarr për Albulenën për shembull!
Gjinja e kanë parë duke darkuar me bartësit më agresivë të korrupcionit në Kosovë, dhe disa prej tyre tashmë po thirren në emrin e saj ‘Më ka thënë Albulena’, ‘Më ka premtuar Albulena’ se s’më ngucin prej drejtorit, etj.

Albini: Jo Po…

– A mendon se je mendjemadh, se për shembull unë mendoj për vete se jam mendjemadhe dhe s’më gjindet shoqja.
‘Kush si vetja s’më duket’, por këtë ves e mbaj fshehur?

Albini: Jo nuk jam mendjemadh, aspak.
Veç mund lë përshtypje të gabuar, ndoshta! Jam serioz e nganjëherë njeriu serioz duket mendjemadh!

– Ibrahim Rugova ka krijuar fansa por jo shkollë.
Pas vdekjes së tij, ka vdekur filpzofia e tij.
Edhe ti ke krijuar ndjekës por jo shkollë.
Ndjekësit mund të ti marrin: për shembull, ndjekësit e m’i mund të mi merr një shkrimtare që shkruan ‘më bukur’ se unë (mo’ Zot).

Albini: Unë besoj se në këtë botë ka vend për të gjithë.

– Për t’u ndryshuar Kosova duhet të ndryshohet kultura e qytetarëve.
Neve na duhet një kulturë tjetër, që e rrënon këtë mentalitet.
Po shihet qartë, shoku im, se asnjë qeveri nuk kryen punë, sepse njerëzit dhe kultura shqiptare është e njejtë.

Albini: Unë jam optimist, shoqja ime!

– Më tregoi njëri se burri i një familjares së Vjosës u bë ‘madh’ në Ministri t’Bujqësisë!
Unë, burrit t’çikës tezes, as emrin nuk ia di!
A ia din ti emrin burrit t’çikës tezes tënde?

Albini: Nepotizmi nuk ka vend në qeverinë time!

-,Shumë dallavere të reja… Ministri i Mbrojtjes i ka refuzuar mbi 350 ushtarë djemë të ri të FSK-së, pasi ata i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e rekrutikimit për ushtarë të rinj.
Pse ka vepruar kështu ministri?
Veç për t’i futur djemtë e Vetëvendosjes e akrabanë e Presidetes në FSK, apo çka?

Albini: Ministri i Mbrojtjes e ka lënë Norvegjinë për Kosovën!

– Me fjalë poetike, ministri i mbrojtjes ata djem i ka përzë nga Kosova për të lyp’ bukë goje nëpër Norvegji-ja!
A beson në Zot?
Po, me siguri do të thuash Po (besove s’besove).
A është humane të luash me ndjenjat e atyre djemëve që kanë besuar, kanë pritur, kanë ushtruar, janë stërvitur dhe i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e rekritumit, e pastaj ministri ka vendosur t’ua shkatërrojë jetën, se, ashtu i është tekur!

Albini: Është Komisioni i Ankesave…

– Komisioni i Ankesave (me shqiptarë).
Po, ua ruajt Zoti Komisionin, por të isha në vend të tyre do të rebelohesha. Kauzën e kanë të fortë!

Albini: Nuk kam informata..

– A e din ti se Armend Muja nuk mund të bëhet Kryetar i Mitrovicës.
Nëse vjen puna deri aty, do të bëhem vet Kryetare e Mitrovicës e s’do të ‘lejoj’ që një mashkull i keq që i thotë koleges grua ‘ulu aty mos fol’ të bëhet Kryetar.
A është e mundur që Armendin nuk ke arritur ta ‘identifikosh’, gjithë ajo kotësi e tij s’ta ka vrarë’ syrin’!

Albini: Me Kryetarin e Mitrovicës jemi shumë të kënaqur.

– A lutesh? A luten njerëzit madhështorë?
Cila është lutja juaj e preferuar!

Albini: Zotit i lutem, kuptohet….
S’kam lutje të veçantë, lutem në përgjithësi, dhe lutem shqip!
E Ti, e ke ndonjë lutje që ma kishe rekomanduar?

-,I thonë lutje, por është kërkesë.
Unë ta kisha rekomanduar thënien:
‘Talenti është dhuratë e Zotit-ji i përulur;
Fama është dhuratë e Njeriut-ji mirënjohës; Mendemadhësia është dhuratë që ia jep vetes-ji i kujdesshëm’!

E sa më përket mua, unë i kam rá n’fije, e kam ‘kopjuar’ një lutje të Profetit Zechariah, u knaqa me të, ama nuk dua të ta tregoj cilën, se nuk është për Ty.

P.S. Përhajr Bajrami popull!

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.