Bekim Jashari me motrën dhe djalin bëjnë homazhe në Prekaz, përkulen para familjes së vrarë

Publikuar më:

Sot është shënuar 23 vjetori i sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.


Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, bashkë me motrën Besartën dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, asamblistë, zyrtarë komunal e qytetarë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Sot, për nderë të përvjetorit të 23-të të triumfit të familjes Jashari mbi sulmin e dytë të forcave serbe bashkë me motrën Besartën dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, asambleistë, zyrtar komunal e qytetarë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bëmë homazhe në shenjë nderimi për luftën heroike të familjes Jashari.

Disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që Liria po vjen.

Jemi përherë krenarë e mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit.

Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi!”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.

JU REKOMANDOJMË