Befason PDK-ja, paralajmëron krijimin e “Qeverisë në hije”

Publikuar më:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka paralajmëruar se partia më e madhe opozitare shumë shpejt do ta formojë kabinetin e “Qeverisë në hije”, ngjashëm me praktikën e para 16 vjetëve kur e kishin formuar qeverinë në hije që udhëhiqej nga atëherë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Çitaku ka deklaruar se me kabinetin e qeverisë në hije, PDK do të ofrojë alternativa për problemet.

“Përmes këtij Kabineti PDK nuk do të jetë vetëm kritikuese për Qeverinë aktuale, por do të ofrojë edhe alternativa si zgjidhje të qëndrueshme për probleme të ndryshme”, u shpreh ajo.

Ish-ambasadorja Çitaku deklaroi se PDK i jep mbështetje qeverisë në përmbylljen e dialogut me Serbinë dhe kërkoi poashtu që pozita dhe opozita të jenë bashkë kur është në pyetje politika e jashtme e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të vitit 2004, PDK-ja kishte mbetur në opozitë ndërkaq LDK dhe AAK kishin arritur koalicion.

Në qershor të vitit 2005, PDK -ja kishte formuar Kabinetin e Qeverisjes së Mirë e njohur edhe si qeveria në hije.

Kabineti përbëhej nga 14 departamente prej të cilave dy drejtoheshin nga shoqëria civile, ndërsa të tjerat nga Partia Demokratike e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË