Befason me vendimin e marrë polici i suspenduar, Amir Hoxha

Publikuar më:

Polici Amir Hoxha tani është i njohur për publikun, pasi u suspendua pas një statusi në Facebook ku kritikonte harxhimet e mëdha të deputetëve dhe tregonte faktin që policët nuk po marrin shujtat që u takojnë.

Hoxha ishte suspenduar e më pas i ishte zgjatur kjo masë, me arsyetimin se ka shkelur kodin e brendshëm diciplinor të Policisë, shkruan “Jepi zë”.

E disa ditë pas kësaj mase, zyrtari policor duket se ka marrë mjaft shumë mesazhe dhe nuk po ndihet i sigurt, andaj ka mbyllur facebookun për shkak të sigurisë personale.

“Miq te nderuar ju informoj qe per shkak te sigurise time personale dhe ruajtjes se shendetit tim dhe te familjes time po e mbyll faceebook tim perkohesisht”, ka shkruar polici Hoxha.

Por, në fund, ai ka cituar një shkrimtar të njohur shqiptar, ku thotë se do të jetojë këtu qoftë edhe me dhimbje. Nuk dihet saktë për cfarë dhimbje e as për cfarë cënimi të sigurisë e ka fjalën polici.

“Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje…”, ka cituar Mitrush Kutelin, polici kosovar./jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.