Befason Erdogan, vendos t’ia ndërrojë emrin shtetit të Turqisë

Publikuar më:

Autoritetet turke vendosën ta ribrendojnë imazhin e vendit në botë, kumtoi televizioni turk TRT.

Paraprakisht këtë muaj, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan publikoi kumtesë në të cilën ceket se emri i njohur ndërkombëtarisht i vendit ndërrohet nga “Turkey” në “Turkiye”, sqaroi televizioni.

Fjala “Turkiye” në mënyrën më të mirë i prezanton dhe përfaqëson kulturën, civilizimin dhe vlerat e kombit turk”, thuhet në kumtesë.

Në gjuhën turke vendi quhet Turkije.

Vendi e pranoi emrin pas pavarësisë së fituar nga forcat perëndimore në vitin 1923, të cilët e okupuan përkohësisht.

Gjatë historisë, evropianët e dinin si shteti osman, e më pas e njohën nën variacione të shumta të fjalës “Turqi”, Emri që mbeti më shumë ishte në latinisht “Turquia”, ndërkaq më i pranishëm ishte “Turkey”.

Sipas fjalorit të Kembrixhit, fjala “Turkey” definohet si “diçka që duket keq” apo “person budalla” apo “qesharak”.

Shumica e njerëzve në Turqi besojnë se emërimi i vendit sipas variacionit të vet lokal ka kuptim dhe është në pajtim me qëllimet e vendit të përcaktojë se si duhet ta identifikojnë të tjerët.

Në pajtim me këtë, kumtesa e m; hershme në mënyrë të qartë bëri me dije se në kontekst të përforcimit të brendit “Turkiye”, në të gjitha llojet e aktiviteteve dhe korrespondencave, posaçërisht në marrëdhëniet zyrtare me vendet e tjera dhe institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, do të përdoret termi “Türkiye” në vend të shprehjeve si ‘Turkey’, ‘Turkei“, ‘Turquie’ e kështu me radhë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.