Befason Enver Hasani, thotë se rrezikova jetën për ta shpëtuar Nexhmedin Spahiun më 1997

Publikuar më:

“Është shumë pështiroseshe se si Enver Hasani përpiqet t’i vardiset Beogradit dhe veglave të tij në Kosovë përmes baltosje së Xhafer Devës madje duke keqpërfolur historianin nr.1 në botë Noel Malcolm”, kishte thënë analisti Nexhmedin Spahiu për ish-kryetarin e Kushtetueses, Enver Hasanin.

Kjo deklaratë ndaj tij, e ka shty Hasanin të gërmojë arkivin e mendimeve të tij, dhe të tregojë një histori që kishte ndodh më 1997, në Tiranë, ku ishte i përfshirë Spahiu.

“Prapë kjo lidhet me të mirat e mia ndaj tij, sikur te rasti Shkëlzenit. Bile ky Nexhi më ka borgj moral më shumë se Shkëlzeni: në vitin 1997, e kam dikund në ditarë datën e saktë, kam rrezikuar jetën time në Tiranë dhe e kam nxjerrë nga dora e disa njerëzve (7 ose 8 vetë, dy nga ta të armatosur me kallashnikovë), të cilët po e rrihnin në mënyrën më çnjerëzore që kisha parë ndonjëherë live”, ka thënë Hasani në intervistën ekskluzive për Gazetën Insajderi.

“Kam hasur aty fare rastësisht dhe kam ndërhyrë, duke ua nxjerrur Nexhin e përgjakur nga dora e tyre. Ai e din pse e kanë rrahur”, ka vazhduar tutje profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.