Komuna e Skënderajt ka rezultuar si Komuna më transparente në Kosovë.
Në këtë indeks të transparencës së komunave, ajo e Mitrovicës ka dalur e 3-ta, shkruan Jepi zë.
Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e 𝗦𝗸𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿𝗮𝗷𝘁 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝘁𝗲𝗻 𝗺𝗲 𝟵𝟮.𝟲𝟯 𝗽𝗶𝗸𝗲̈ (nga maksimumi prej 100 pikëve në 87 treguesit e matur), pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës të vlerësuara me 91.13 pikë, Prizreni (90.63 pikë), Drenasi (89.88 pikë), Prishtina (89.13 pikë), Rahoveci (88.94), Ferizaj (86.94 pikë), Gjakova (85.38 pikë) dhe Hani i Elezit (83.62 pikë), dhe Dragashi (82.73 pikë).