Befasi në sondazhin në Vushtrri: Ferit Idrizi i merr mbi 50%, Xhafer Tahiri vetëm 29%

Publikuar më:

Një sondazh i lansuar me përdorues të rrjetiti social facebook në faqen e portalit VushtrriaOnline ka nxjerrur si të parin Ferit Idrizin e PDK-së.

Në sondazh për Ferit Idrizin PDK kanë reaguar 381 përdorues apo shprehur në përqindje nga 659 të numrit të përgjithshëm të reagimeve të vlefshëm, reagimi për Idrizin është 50.2%. Pastaj Tahiri i LDK-së ka 219 reagime apo 29%, Rexhepi ka 129 reagime apo 16.2%, Mensut Ademi nga AAK ka 18 reagime apo 2.3%, po aq ka edhe Albert Maxhuni i NISMA-s SocialDemokrate që ka 18 reagime dhe sipas përqindjes 2.3%.

Sondazhi është lansuar më 14 Gusht të këtij viti dhe me qëllim të mbledhjes së të dhënave ka mbetur i hapur deri më 14 Shtator.

Ky sondazh si i tillë mbetet vetëm një statistikë me përdorues të rrjeteve sociale, dhe përshkak të mostrës dhe karakterit nuk synon saktësi maksimale për një rezultat të parashikueshëm elektoral.

 

JU REKOMANDOJMË