Bedri Hamzës i vështirësohen punët, LDK vendos ta bojkotojë seancën e Kuvendit – VV do të vendos sot

Publikuar më:

Për ditën e nesërme është thirrur seanca e dytë e radhës në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Kjo seancë ka dy pika në rend të ditës, dhe njëra nga to është edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit.

Ende nuk dihet se a janë të gjitha votat e mjaftueshme për zgjedhjen kryesuesit, pasi deri tani PDK nuk ka arritur ndonjë marrëveshje të re me subjektet politike.

“Jepi zë” përmes burimeve të veta brenda LDK-së ka marrë vesh se pas dështimit të koalicionit, ky subjekt do ta bojkotojë edhe seancën në tërësi.

Ndërkaq, edhe VV në Mitrovicë sot ka thirrur një mbledhje prej orës 16:00 dhe mësohet se edhe ky subjekt ka mundësi ta bojkotojë seancën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.