Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

Publikuar më:

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku ka vizituar Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Haxhi Thaçi, 87 vjeç, prej disa ditësh ndodhet i shtrirë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, shkruan Jepi zë.

Siç është raportuar, vitet e fundit gjendja e tij fizike dhe emocionale është rënduar, pjesërisht për shkak të dhimbjes që ka për djalin e tij, i cili vijon të mbahet në burgun e Hagës.

JU REKOMANDOJMË