Është shëruar nga virusi COVID, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
I pari i qytetit, javën e kaluar kishte njoftuar se kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID, shkruan Jepi zë.
Por sot, Hamza ka dalur në vendin e punës, poashtu ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Merret vesh, se Hamza ka kryer sërish testin, në të cilin ka dalur negativ, dhe vetëm pas 4 dite i është kthyer punës.
Ndryshe vendi ynë po përballet me një valë të re të infektimeve, dhe shumë nga të infektuarit janë për herën e dytë.