Nevoja për ndërhyrje infrastrukturore në Mitrovicë, e sidomos në rrugët e saj, është e madhe.
Por derisa vëmendja e Komunës së Mitrovicës duket se është dikah tjetër, punët po i kryen aktivisti i moshuar Bahtijar Bahtijari, shkruan Jepi Zë.
Ai sot, pa bujë e kamera, modestisht, është parë duke mbushur me asfalt një gropë në urën pranë Liqenit Akumulues.
Për këtë dhe vepra të tjera si kjo, Bahtijari është shpallur aktivist i vitit.