Bedri Hamza i prerë: Me Vetëvendosjen nuk bëj koalicion në Mitrovicë

Publikuar më:

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili e fitoi këtë komunë pa balotazh, thotë se është në proces të formimit të ekipeve dhe njerëzve me të cilët do të udhëheqë në këtë komunë.

Ai ka thënë se është i interesuar që ta ketë një koalicion stabil, duke përjashtuar një të tillë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, kjo parti duhet t’a bëjë opozitën brenda Asamblesë Komunale

“Ende jo, unë jam i interesuar për të pasur një koalicion qeverisës stabil. Tash realisht dikush duhet të mbetet në opozitë dhe mendoj se Vetëvendosja do të jetë opozita e ardhshme në Kuvend”, ka thënë Hamza për Front Online .

Hamza tha se do të bëj koalicion me partitë e tjera për Asamblenë Komunale dhe ndarjen e drejtorive, por që personat që do të udhëheqin duhet t’i plotësojnë disa kritere.

“Nuk e kam problem për t’i bërë numrat, por megjithatë jam i interesuar që edhe me partitë e tjera të bashkëpunoj për të qenë shumicë në Kuvend dhe në qeverisje. Por, përtej kësaj duhet të plotësohen ato kritere që i kam thënë vazhdimisht që duhet të jenë profesional me integritet dhe natyrisht pritet edhe performancë”, është shprehur Hamza.

JU REKOMANDOJMË