Bedri Hamza e mban fjalën që dha në fushatë, largohet asfalti nga parku

Publikuar më:

Gjatë fushatës zgjedhore, Bedri Hamza që ishte kandidat nga PDK-ja, kishte premtuar gjatë një emisioni televiziv se asfalti i vendosur në Parkun e Qytetit të Mitrovicës do të largohet.

Pa u bërë akoma tre muaj nga kur mori detyrën, Hamza e mbajti premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, shkruan “Jepi zë”.

Asfalti i shtruar përgjatë parkut në Mitrovicë, tani është larguar nga vetë kompania, e cila sipas Komunës ka pranuar ta largojë me vetëdëshirë.

Ka qenë nënkryetari Arian Tahiri, i cili teksa vizituar punimet e largimit të asfaltit, ka konfirmuar se kompania po e largon asfaltin me vullnet.

Sipas Tahirit, investimi milionësh në Art Mall përkrahet nga Komuna, pasi konsiderohet si një prej investimeve që do të rriste ekonominë në Mitrovicë.

Duhet theksuar se rruga ishte shtruar në kuadër të projektit për ndërtimin e Qendrës Tregtare ART MALL, e cila pritet të punësojë mbi 1000 persona.

Ndryshe, projektin për ndërtimin e Qendrës Tregtare e kanë votuar asamblistët e të gjitha partive politike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.