Për një anije për pastrimin e liqenit akumulues të cilën Komuna e Mitrovicës pretendon që ende nuk e ka blerë, po dyshohet për shkelje të kontratës dhe bashkëpunim të familjarëve të kryesueses së Kuvendit Komunal me kompaninë që fitoj kontratën
Pastërtia nuk është në nivelin e kënaqshëm në liqenin artificial të Mitrovicës.
Për këtë kjo komunë ka vendosur që të blejë një pajisje për pastrimin e barit.
E një person i cili ka vendosur të jetë anonim, thotë se janë bërë disa shkelje te kontratës gjatë blerjes së saj.
T7 ka siguruar edhe kontratën e kësaj blerjeje, e aty vërtetohet se janë pikat të cilat ankuesi pretendon se janë shkelur.
Se është e përdorur nuk mund të vërtetohet, por e ngjyrosur është.
Gjithashtu, pikë e rëndësishme është që të nënshkruhet edhe nga menaxheri i kontratës.
Ai është Rexhep Hajdari, për të cilin televizioni mëson që nuk e ka nënshkruar këtë kontratë duke aluduar tek shkeljet qe janë bërë në të.
I njëjti gjatë tërë ditës e kishte telefonin e ndalur.
E T7 me të mbledhë gjitha informatat, sqarime kërkoi edhe nga komuna.
Nënkryetari Arian Tahiri nuk pranoi të fliste, njëjte sikurse edhe zyrtarët të tjerë të komunës.
Ajo që hapi telefonin ishte Vesa Broja, e cila mohoi akuzat në drejtim të saj.
Gjitha këto, disa orë më vonë i mohoi edhe komuna e Mitrovicës , me anë të një përgjigjeje me shkrim.
Aty u tha që Rexhep Hajdari ende nuk e ka nënshkruar kontratën dhe çmimi i saj është afro 100,000 mijë euro.
Gjithashtu në përgjigjeje u mohua edhe bashkëpunimi me xhaxhain e Vesa Brojës.
Anija e cila tashmë gjendet tek liqeni dhe mbanë emrin e komunës, madje edhe është vënë në përdorim sipas një video që ka publikuar portali “Jepi Zë”, komuna në përgjigjen e saj mohon të që të jetë pronë e saj.
Komuna nuk ka dhënë sqarime se kur do të ketë përgjigje përfundimtare se si do të veprohet me këtë kontratë.