Barani: Nëse do bashkësia ndërkombëtare, ura e Ibrit mund të hapet për vetëm një orë

Publikuar më:

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut të premten ka vendosur për hapjen për qarkullim të urës së Ibrit.

Vendimi menjëherë ka nxitur reagimin e Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar, që nuk e kanë mirëpritur.

E pak ditë më herët, në ditën e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, Shtojca për Kulturën në KOHËN Ditore, iu dedikua pikërisht veriut dhe Urës së Mitrovicës.

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Halit Barani, pati thënë se po që se do bashkësia ndërkombëtare, ura e Ibrit mund të hapet për qarkullim për vetëm një orë.

“Nëse është e gatshme bashkësia ndërkombëtare, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, që është duke i përkrahur skajshmërisht bandat kriminele serbe, ura hapet brenda ditës, brenda një ore”, pati thënë Barani.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.