Baraliu e bën horë ministrin Murati: Hiqe tarifën e shit filozofi, ti po do me ia kushtëzu Shtëpisë së Bardhë

Publikuar më:

Ish-mbështetësi i kryeministri Albin Kurti, Bleron Baraliu, e ka kritikuar ashpër ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili ka folur për tarifën e Kosovë ndaj produkteve amerikane.

Ai ka bërë me dije se Kosova urgjentisht duhet ta heq këtë tarifë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Baraliu ia ka rikujtuar Muratit nuk mund ta kushtëzon ShBA-në në lidhje me këtë çështje.

“Hec mor’ hiqe tarifën mos shit filozofi të lakta! Ti po don me ia kushtëzu Shpisë s’Bardhë ‘tregtinë e lirë’ vetëm përmes marrëveshjes. Krejt eksporti amerikan në Kosovë nuk mjafton as sa me i pagu avokatët për draftim të marrëveshjes, e ti thua, ‘ja, duam marrëveshje’. Pastaj, flet për impakt: heqja e taksës do të ishte gjest i rëndësishëm taktik e diplomatik, o amater, jo çështje financiare. Në fund, Kosova duhet të mos ketë tarifa apo ketë vetëm tarifa reciproke, sikur ka vendosë Amerika së fundmi – çdo gjë tjetër është politikë regresive, protekcioniste që e dëmton qytetarin dhe vendin”, ka shkruar Baraliu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.