Një banor i fshatit Vinarc kishte dalur të shëtis nga vendbanimi i tij deri në Mitrovicë.
Mirëpo në rrugë e sipër, atij i kishin dalur dy persona në rrugë, dhe e kishin “kidnapuar”, shkruan Jepi zë.
Nazim Hasani tregon se në momentin kur i kishin dalur në rrugë, ai kishte tentuar të ik mirëpo ishte goditur me grusht në stomak.
Më pas ai ishte dërguar në stacionin policor në Zupç, ku edhe e kishte kuptuar se ai ishte arrestuar nga Policia në veri, mirëpo në fund doli se ai ishte arrestuar gabimisht në vend të një qytetari tjetër, shkruan Jepi zë.
Fakt interesant është se ky rast nuk është raportuar fare në Polici, pasi zv.komandati Besim Hoti ka thënë që nuk ka informacione të ketë ndodhur ky rast i tillë, por ka inkurajuar viktimën ta paraqes këtë rast.