Banorët e Kçiqit protestojnë nesër kundër gurthyesit të kompanisë “Lirigzoni” në Cërrnushë

Publikuar më:

Banorët e fshatit Kçiq i Madh nuk po rehatohen me gurthyesin që po ha kodrën e Cërnushës.


Ata do të protestojnë të shtunën, për të kundërshtuar punën e këtij gurthyesi, shkruan “Jepi zë”.

Protestën e ka konfirmuar përfaqësuesi i Këshillit të Fshatit, Imer Fejza, i cili ka ftuar qytetarët të bashkohen në protest.

“Të dashur banorë të Kçiqit të Madh, të dashur qytetarë të Mitrovicës, ambientalist nga i gjithë vendi. Nesër e shtunë, në ora 10:30, në rrugën e ‘Malit’, siç e quajm ndryshe tek ‘rruga e kuqe’, në emër të Këshillit të Fshatit Kçiq i Madh, ftoheni të merrni pjesë në protestën tonë paqësore në mbrojtje të ambientit, kundër Gurthyesit i cili po e dëmton atë! Bashkim për gjelbrim!”

Sipas banorëve, gurthyesi po shkatërron natyrën përreth si dhe po dëmton infrastrukturën e fshatit.

Po këta banorë, ditë më parë bllokuan rrugën që dërgon tek ky gurthyes në shenjë proteste, mirëpo askush nuk i mori parasysh.

Parasysh nuk u mor as një peticion i nënshkruar nga shumë banorë.

Sidoqoftë, ky gurthyes është në pronë të kompanisë “Lirigzoni”, të cilës i kanë reaguar banorët edhe më herët për dëmtimin e rrugëve të fshatit me makineri të mëdha.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.