Banorët e Kçiqit në frikë nga hajnat: Kërkojnë nën-stacion policor në fshat dhe ndriçim në rrugë

Publikuar më:

Përvojat e pakëndshme tashmë dyvjeçare të Kçiqasve me vjedhjet që po u bëhen, kanë bërë të domosdoshme që ata të adresojnë disa kërkesa si vendosjen e një nën-stacioni në fshat dhe ndriçim publik.


Për të njëjtën arsye ata tash e disa ditë janë duke kujdestaruar nëpër lagjet e tyre së bashku me policinë.

Përndryshe, ditë më parë në Kuvendin Komunal u votua projekti sipas të cilit Kçiqi i Madh bëhet me ndriçim publik, ndërsa qytetarët e kësaj pjese po kërkojnë implementim sa më të shpejtë të tij.

Kjo është shkresa e banorëve të Kçiqit që kanë adresuar në “Jepi zë”:

Këto nuk janë rastet e para të vjedhjeve të organizuara në fshatin Kçiq i Madh. Një vit më parë pothuajse në përjudhen e njejtë kohore, pra në fundvit kishim disa raste të vjedhjeve të organizuara nëpër shtëpitë e banorëve të fshatit.

Këshilli i fshatit në bashkëpunim me banorët, kishin denoncuar rastet e dhënë informacionet e poseduara në Policinë e Kosovës. Kishte të dyshuar, persona që janë marrë në pytje por jo të dënuar. Poashtu, para një viti personalisht kam dorëzuar kërkesën e kahmotshme të banorve edhe në Komunën e Mitrovicës edhe në Policinë e Republikës së Kosovës, për një ‘Nën-stacion’ të Policisë në fshatin më të madh të Mitrovicës, pra në Kçiq.

Nga Kçiqi e deri në Mitrovicë ka shumë fshatra të cilat nuk mund të kontrollohen nga stacioni i jugut në Mitrovicë, duke parë që operativisht është hapsirë e madhe e kështu policia nuk mund të arrijë të jetë më efektive.

Banorët janë në ankth dhe kjo duhet marrë seriozisht.

Rastet e fundit ishin mjaftë mirë të organizuara. Vjedhësit vepronin të armatosur në raste të ndryshme. Ka disa ditë që banorët po bëjnë roje nëpër rrugë, e të tjerët rrijnë të shqetsuar në shtëpi. Kjo situatë nuk mundet dhe nuk do të zgjasë shumë. Prandaj edhe këtë vit kemi kërkesën e njejtë; Një Nën-Stacion të Policisë në Kçiq të Madh do ndihmonte shumë.

Ditë më parë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, më në fund u votua projekti për ndriqimin publik në fshatit Kçiq i Madh.

Ky projekt duhet të nisë të implementohet urgjentisht edhe si masë parandaluese karshi rasteve të vjedhjeve të organizuara në fshat.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.