Bankës Ekonomike i prishen dy bankomata në Mitrovicë, qytetarët ankohen: Po na plaçkisin, po paguajmë 2 euro brenda

Publikuar më:

Banka Ekonomike e Kosovës kishte pasur tre bankomatë në qytetin e Mitrovicës, por kohë më parë e largoi njërin për të mbetur vetëm dy.

Një ka qenë i vendosur në një pjesë të qytetit dhe tjetri ngjitur me lokalin ku ndodhet selia e bankës, por që të dy janë jashtë funksionit, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta ka konfirmuar se që të dy bankomatët nuk funksionojnë, madje një prej tyre ka javë që është me defekt. E kjo po ju kushton klientëve të kësaj banke.

Një klient i Bankës Ekonomike edhe ankuar sot në “Jepi zë”, duke thënë se kjo bankë po detyron klientët që të futen brenda për të tërhequr para me c’rast tërheqja kushton 2 euro provision.

Madje, ai thotë se ka kontaktuar me qendrën e thirrjeve të bankës dhe ju ka treguar për problemin, por sipas tij, ata vetëm janë justifikuar dhe problemi nuk është rregulluar.

“BEK qdo here e me shume po i veshtireson punet klienteve nje bankomat qe ka qene afer stacionit te autobuseve tani nuk eshte nje tjeter te tegeriqi jasht funksionit qe nje muaj i vetmi bankomat qe punon ai afer bankes. Dje punetoreve ju kan dal rrogat pas festave dhe vikendit dhe kur u aftova te bankomati diku 12 persona ne rradh para meje dhe asnjeri nuk mindem te sherbehemi nga bankomati sepse edhe ai defekt. E thirra qendren e BEK u munduan mu arsyetu por asgje edhe pse muaji Ramazan BEK te len pa pare. A nese hyme ne banke me marr rrogen aty provisioni eshte 2 €. Dmth kjo eshte plaqke e qytetarit“, ka thënë qytetari H.A për „Jepi zë“.

Sidoqoftë, qytetari ka kërkuar përgjegjësi nga menaxhmenti i kompanisë pasi, sipas tyre, nuk mund të paguajnë 2 euro për cdo tërheqje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.