Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Mitrovicës, del të ketë pasuri të konsiderushme.
Bahtir Maxhuni në deklarimin publik të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se posedon banesë, tokë, truall dhe veturë, shkruan Jepi zë.
I njohuri me nofkën e luftës si Tuli, ka deklaruar se ka edhe një kredi të marrë në bankë për blerjen e banesës.
Në deklarimin e tij, ai i ka vënë banesës në Mitrovicë prej 86m2 vlerën 70 mijë euro, tokës prej 2 hektarë të trashëguar 200 mijë euro, ndërsa një truall e ka llogaritur me vlerë 75 mijë euro.
Veturën e deklaruar e ka të tipit Mercedes në vlerë të 9 mijë eurove, ndërsa të paraqitur ka edhe një kompani “tuli&maxhuni” me 100% të aksioneve, por që vlera e saj është zero.