Babai nga Vushtrria raporton në Polici: Vajza më është zhdukur

Publikuar më:

Një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia në Vushtrri dhe nuk di gjë për vendndodhjen e saj.

Sipas tij kjo është hera e parë që vajza ka dalë nga shtëpia dhe prindërit nuk kanë njohuri se ku ndodhet.

‘’ Fsh. Reznik, Vushtrri 25.03.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin e policisë.

JU REKOMANDOJMË