Axha i Prindon Sadriut që u vra mbrëmë, dyshohet për pedofili: Dorasi u hakmor për dy motrat e tij

Publikuar më:

Sadriu Sadriu ka mbetur i vrarë mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi zyrtari policor, Festim Ramadani ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në oborrin e një salle dasmash. Rastin e ka konfirmuar policia, të cilët kanë konfirmuar edhe vetë-dorëzimin e këtij të fundit në Polici.

Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi i dy motrave të dorasit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’. Sipas burimeve tona,viktima ishte burri i tezës së dorasit.

 

Burimet e Nacionales, thonë se viktima Sadri Sadriu është axha i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu.

 

Për rastin, sipas burimeve tona, ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, z.Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.

Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.

Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.

 

Një pjesë e komunikimit në grupin e Facebook, ku ishte edhe Prindon Sadriu dhe presidentja Osmani:

Nacionale posedon këtë korrespodencë komunikimesh, bashkë me dokumentet që rasti ishte paraqitur në organet kompetente në Preshevë.

 

Nacionale ka mësuar, se ‘familjarët e dorasit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’.

Për të gjitha këto pretendime, Nacionale ka kontaktuar edhe Presidencën e Republikës së Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.