Autobusi që tejkalonte në Merdare, e pëson keq në Serbi – aksidentohet rëndë

Publikuar më:

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Në një fotografi të publikuar në media shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

“Jepi zë” kishte raportuar ditë më parë sesi i njëjti autobus kishte tejkaluar me shpejtësi sapo kishte kaluar kufirin në Merdare.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.