Asnjë rast me COVID në Mitrovicë

Publikuar më:

Po vazhdon situata e qetë me COVID, pasi në nivel vendi nuk u shënua asnjë vdekje dhe vetëm 12 raste pozitive.


Mitrovica vazhdon të qëndrojë mirë, pasi sot nuk ka regjistruar asnjë rast pozitiv, shkruan “Jepi zë”.

Dy raste, ndërkaq, kanë dalë pozitiv në Skënderaj, ndërkohë që Vushtrria nuk e ka asnjë rast të ri.

Duhet theksuar se sot më së shumti raste ka Istogu, e pas saj vijnë edhe Prizreni, Lipjani, Prishtina, Gjilani e Suhareka.

JU REKOMANDOJMË