ASK-ja thotë se s’ka rritje të numrit të të punësuarve në Kosovë

Publikuar më:

S’ka rritje të numrit të të punësuarve në vend. Statistikat e fundit tregojnë se se shkalla e papunësisë nuk ka lëvizur fare gjatë viteve 2023-2024.

Të dhënat e fundit të publikuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet e njëjtë (10,7%) në TM2 2024, krahasuar me TM2 2023.

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë (1 074 704) janë popullsi në moshë pune (85 960 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Persona aktivë ishin 461 675 (8 862 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Persona jo aktivë ishin 613 029 (87 536 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Persona të punësuar ishin 412 482 (7 668 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Persona të papunësuar ishin 49 194 (1 193 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 55,9% (2,8% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Kurse përqindja e femrave të punësuara ishte 20,8% (1,2% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Shkalla e punësimit ishte 38,4% (2,5% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Shkalla e papunësisë ishte 10,7%, identike sikurse në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte 21,2% (5,0% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Shkalla e jo aktivitetit vazhdon të mbetet e lartë

Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (57,0 %), mirëpo vërehet një rënie e përqindjes (-2,8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar (75,0%), krahasuar me meshkujt (39,1%).

Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim

Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim vazhdojnë të jenë: tregtia me 20,2%, ndërtimtaria 11,9%, prodhimi me 11,4%, arsimi me 9,2%, administrata publike dhe mbrojtja me 7,9%, etj.

Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor me 51,2% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 47,5%.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.