Asamblistit I.T i dështon ëndrra: Pas ankesave të prindërve, nuk bëhet drejtor shkolle

Publikuar më:

Ditë më parë, pasi u largua drejtori Skënder Avdiu, asamblisti i VV-së I.T, u bë de facto u.d i drejtorit të shkollës “Musa Hoti”.


“Jepi zë” raportoi për këtë gjë, duke treguar edhe planin që I.T të bëhet zyrtarisht drejtor.

Pas raportimit, prindërit e nxënësve kishin reaguar dhe ankuar, duke mos e dashur I.T për drejtor.

E pas këtyre ankesave, I.T nuk arriti ta realizojë ëndrrën që të bëhet drejtor.

Se kanë qenë në pyetje prindërit, e ka konfirmuar vetë I.T, por ai i ka paraqitur si diskutime.

Sidoqoftë, I.T nuk do të jetë drejtor i “Musa Hotit” dhe, sipas prindërve, kjo ka rëndësi.

Ky është reagimi nga I.T:

Përshëndetje për të gjithë.

Përmes këtij postimi dua të paraqes qëndrimin personal lidhur me disa zhvillime dhe zëra që kanë qarkulluar së fundi.
Jam falënderues dhe mirënjohës që kisha përkrahje të jashtëzakonshme nga kolektivi i shkollës “Musa Hoti” dhe prindërit e fëmijëve të shkollës.
Është diskutuar dhe ka pasur më shumë fjalë lidhur me marrjen e përgjegjësisë për ta drejtuar shkollën nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit. Por unë nuk kam firmosur ndonjë kontratë dhe rrjedhimisht nuk jam në ndonjë pozitë të re në shkollë.
Me krenari do të vazhdoj ta kryej detyrën e arsimtarit të Edukatës Fizike. Me ditar në dorë ndihem më së miri dhe kështu do jetë edhe tutje.
Edhe njëherë faleminderit për të gjithë për përkrahjen e madhe.

JU REKOMANDOJMË