Asamblisti i sapozgjedhur dhe sekretari i PDK-së, Valon Brahimi, ka përfunduar në Polici për shkak të një incidenti.
Ai u intervistua në Polici para disa ditësh, si i dyshuar për “lëndim të lehtë trupor”, shkruan “Jepi zë”.
Lajmin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi Avni Zahiti, i cili tha se V.B është intervistuar si i dyshuar.
“V.B është intervistuar si i dyshuar për lëndim të lehtë trupor”, ka thënë Zahiti.
Deri tash nuk dihen detaje për incidentin, mirëpo mësohet se rasti ka ndodhur më 31 tetor dhe Prokuroria po merret me hetime.