Në fshatin Zhabar të Mitrovicës së Jugut, mbrëmjen e së mërkurës policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit me kushtet e rrugës, e kishte goditur një këmbësor.
Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.