Arrestohet një person në Vushtrri pas sulmit ndaj tre policëve që po e arrestonin për dhunë në familje

Publikuar më:

Një person u arrestua mbrëmë rreth orës 19:20 në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, pasi sulmoi fizikisht tre zyrtarë policorë.

Ngjarja ndodhi ndërsa policët po reagonin ndaj një rasti të dhunës në familje, shkruan Jepi zë.

“Tre zyrtarët policorë kanë marrë trajtim mjekësor dhe sipas raporteve mjekësore kanë pësuar lëndime të lehta,” thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

JU REKOMANDOJMË