Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale të narkotikëve në Mitrovicë

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arresti nga gjykata.

Sipas njoftimit zyrtar, më 17 shkurt 2025, rreth orës 21:00, një njësi policore e Stacionit Policor Mitrovicë Jugu ka ndaluar një 36-vjeçar me inicialet S.I., shtetas i Republikës së Kosovës. Pas verifikimeve, rezultoi se ai ishte në kërkim nga gjykata për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve”.

I dyshuari u shoqërua në polici dhe, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, u dërgua në vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh.

JU REKOMANDOJMË