Arrestohet një 25 vjeçar në Vushtrri, vodhi një kosë për bari – Policia ia gjeti në shtëpi dhe ia ktheu pronarit

Publikuar më:

Hetuesit policorë në Vushtrri, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dje një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.


Arrestimi i të dyshuarit L. A., 25 vjeçar, është bërë mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti  me datën  24 maj ka vjedhur një kosë për kositje të barit, shkruan “Jepi zë”

Rastin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi Avni Zahiti.

Policia thontë se në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur  kosa e vjedhur, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese kosa i është kthyer pronarit.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit,  të dyshuarit i  është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

JU REKOMANDOJMË