Arrestohet “korrili” i një shkolle në Kosovë, dyshohet se keqpërdori nxënëset seksualisht

Publikuar më:

Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka konfirmuar gjithashtu edhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e  shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, tha zëdhënësi i policisë.

Tutje ai tha se për momentin këto janë të dhënat e para nga vendi i ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.