Arrestohet dy persona në Vushtrri që gjuajtën me armë natën e Vitit të Ri, shoqërohen në stacion

Publikuar më:

Si çdo fundvit, edhe në ditët e fundit të 2023-shit, kosovarët kanë kremtuar festën e Vitit të Ri, duke përdorur mjete piroteknike, por edhe armë të zjarrit. Një dukuri e tillë, përveç e kundërligjshme është e mjaft e rrezikshme, pasi jo rrallëherë e kanë pësuar qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.

Për dy raste të tilla që kanë ndodhur në Vushtrri natën e Vitit të Ri, Policia ka arritur t’i arrestojë personat e dyshuar.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili përfundoi në pranga pasi dyshohet se ka gjuajtur disa herë me armë zjarri, në rrugën “Ismail Qemali”.

Kurse i dyshuari tjetër është një 46-vjeçari, i cili festoi me armë, duke shtënë rreth 10 herë.

Në dy rastet, Policia ka gjetur dhe konfiskuar armët që janë përdorur nga të dyshuarit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë.

Ndaj secilit veç e veç, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë iniciuar rastet për veprat “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorimi i armës”.

JU REKOMANDOJMË