Arrestohet 15 vjeçari, po voziste X5 dhe goditi mitrovicasin për vdekje në Shipol

Publikuar më:

Një rast i rëndë ka ndodh sot në orë e mbrëmjes në Shipol të Mitrovicës, ku një 15 vjeçar e ka goditur për vdekje një 65 vjeçar që ishte duke drejtuar biçikletën e tij.

15 vjeçari në momentin fatal ishte duke drejtuar një BMW X5, ku për pasojë e ka lënë të vdekur çiklistin Muhamet Azemi, që bashkëvendasit e tij i referohen si Baci Met.

Për pasojë policia e ka arrestuar të miturin me inicialet O.A.. Pas intervistimit të tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit 15 vjeçari është dërguar në mbajtje.

JU REKOMANDOJMË