3 shqiptarë kapen nga Policia me 281 breshka

Publikuar më:

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Njësiti për Shuarjen e Krimit Mjedisor dhe Mbrojtjen e Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Vranjës, kanë gjetur 281 breshka.

Në territorin e Bujanocit, policia ndaloi një veturë në të cilën ndodhej një burrë pesëdhjetë e tre vjeçar, pesëdhjetë e tetë vjeçar dhe dyzet e pesë vjeçar dhe i gjeti breshkat, të cilat përkohësisht janë konfiskuar dhe përkujdeset nga inspeksioni kompetent.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të shkatërrimit, dëmtimit, eksportimit jashtë vendit dhe importimit në Serbi të pasurisë natyrore të mbrojtur, kundër të dyshuarve në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë do të ngritet kallëzim penal.

JU REKOMANDOJMË